Limaj: Me vështirë ishte të gjenim zgjidhje me Serbinë, do të gjejmë zgjidhje edhe me Malin e Zi

Limaj: Me vështirë ishte të gjenim zgjidhje me Serbinë, do të gjejmë zgjidhje edhe me Malin e Zi

Adelina Ismaili ndez fushatën e LDK-së në Lipjan me ‘Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën’

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj nuk e ka asnjë dilemë se do të gjendet zgjidhja e duhur për demarkacionin me Malin e Zi. Ajo që ai kërkon është mos humbja e kohës dhe territorit nga asnjëri vend.

“Ma e vështirë u kanë me bo Kosovën e pavarur. Nuk kam dilemë se kemi me pas zgjidhje. Ma vështirë u kanë me bo negociata me bo Kosovën e pavarur sesa me e zgjidh këtë problem’, tha Limaj për televizionin publik.

Limaj ka kërkuar që sa më shpejt të mblidhen liderët partiak në një tryezë të përbashkët dhe bashkë me miq ndërkombëtar të gjendet zgjidhje me konsensus e cila sipas tij nuk do të dëmtonte asnjërin shtet, Kosovën ose Malin e Zi.

“Unë jam i sigurt se na kemi me gjet zgjidhje prandaj po them hajde të ulemi më shpejt e të gjejmë një zgjidhje që nuk dëmton interesat e asnjërit vend”, tha Limaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)