Lipjan: Banorët kërkojnë ndërrimin e emrit të shkollës, Këshilli refuzon

Lipjan: Banorët kërkojnë ndërrimin e emrit të shkollës, Këshilli refuzon

Kandidati LDK-së për Kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti vizitoi kompaninë ‘’Superplast’’

160 nënshkrime i kanë dhënë banorët e tri fshatrave Ruboc i Madh, Rubovc i Vogël si dhe fshati Kojskë të Lipjanit për ta ndërruar emrin e shkollës fillore në të cilën vijojnë fëmijët e këtyre tre fshatrave.

Organizimin e peticionit për ta ndryshuar emrin e kësaj shkolle nga “Drita” të cilin e mban tash në “Januz Bajqinca” e ka marrë familja e këtij të fundit për shkak të veprës atdhetare të tij, raporton KTV.

Nipi i Januz Bajqinës thotë se kjo iniciativë u përkrah nga pothuajse të gjithë banorët, por peticioni nuk u mor për bazë për shkak të bindjeve politike që ka familja.

Edhe banorët e fshatrave arsyetojnë iniciativën për ndërrim të emrit, duke thënë familja meriton të nderohet.

Por, për një mësimdhënës, më e rëndësishme është që shkolla po bëhet me objekt të ri dhe pritet të përfundojë brenda vitit.

Në Drejtorinë e Arsimit në Lipjan thonë se ishte Këshilli drejtues i shkollës, i cili pas dorëzimit të peticionit, u mblodh dhe vendosi që të mos iniciohen procedurat për ndryshim të emrit.

Kështu sipas zyrtarëve të drejtorisë së Arsimit komuna nuk mund të bëjë asgjë nëse Këshilli i shkollës nuk jep arsye që të ecet tutje me këtë ndryshim.

Sidoqoftë, familjarët e dëshmorit thonë se nuk do të ndalen me kaq dhe se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore, në mënyrë që shkolla e tri fshatrave të mbajë emrin e gjyshit të tyre, Januz Bajqinca.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)