Lipjan: Fëmija rrëzohet nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë

Lipjan: Fëmija rrëzohet nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë

Dyert e Gjermanisë nuk janë më hapur për refugjatët

Policia njofton se një fëmijë në Lipjan është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njoftohet se do të bëhet intervistimi i familjarëve me ngjarjen.

“Lipjan 12.09.2022-18:00. Viktima mashkull kosovar – fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Në konsultim me prokurorin, pritet që më vonë të bëhet intervistimi i familjarëve lidhur me ngjarjen”, njofton Policia.

Rasti po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)