Derisa ka lokalitete në Komunën e Lipjanit që janë ankuar dhe ankohen edhe sot për mungesë apo mosfunkionalizim të ndriçimit publik, ka edhe pjesë të Lipjanit kur dritat-poçet elektrike, nëpër shtyllat e ndriçimit publik, rrinë ndezur edhe në pikë të ditës. Bile kjo ndodhë në pjesë që janë mu në qendër të qytetit të Lipjanit.
KEDS-i, si duket po tregohet se është në gjendje dhe e aftë të furnizojë vendet publike me ndriçim edhe përgjatë ditës, e në anën tjetër Komuna sigurisht do të tregohet e gatshme për me i shlye pastaj obligimet për rrymën e konsumuar.
Këto foto që shihen në këtë shkrim, të bëra nga gazeta Ulpianapress, janë shkrepur në pikë të ditës, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” (rruga me katër korsi), ku pothuajse shtyllat elektrike në radhë po ndriçojnë kot së koti. Kjo përveç që shkakton revoltë tek qytetarët që i shohin, kjo nuk po ua vret sytë atyre që duhet parë dhe nuk duhet lejuar të shpërdorohet energjia elektrike duke mbajtur të ndezur ndriçuesit publik, e as atyre që e dinë se ndriçimi i rrugëve ka kosto të konsiderueshëm dhe ajo sipas disa kuvendarëve paguhet nga parat e tatimpaguesve.
Sido që të jetë, për qytetarët e asaj ane, së paku kjo u shërbeu për të liruar energjinë negative brenda tyre duke u shfryrë në të shara, e ka të tillë që vlerësojnë, siç shprehen ata, se në Lipjan, neglizhenca, pakujdesia dhe gjumi i thellë që i ka zënë qeverisjen komunale në Lipjan, bënë që qytetarët me buxhet edhe ashtu të varfër nuk dinë kujt ti paguajnë më parë, e leje më të ngarkohen edhe me fatura për ndriqimin gjatë ditës rrugëve të Lipjanit.
Lulzim Rrustemi kuvendar nga radhët e PDK-së ka raguar ndaj kësaj pakujdesie duke i bërë me dije qeverisjes që të zgjohen nga gjumi i thellë që i ka zënë.
“Ora 14 pasdite dritat e qytetit ende qëndrojnë të ndezuara nëpër rrugë e sheshe të Lipjanit ! Athua kush paguan faturën e këtyre shpenzimeve të panevojshme . Neglizhenca, pakujdesia dhe gjumi i thellë që i ka zënë qeverisjen komunale në Lipjan bën që qytetarët e Lipjanit me buxhet edhe ashtu të varfër nuk din kujt ti paguajnë perpara e leje më te ngarkohen me fatura për të paguar edhe ndriqimin gjatë ditës rrugëve e shesheve të Lipjanit”. Ka thënë Rrustemi për Ulpianapress.
Ndaj kësaj pakujdesie nuk ka mundur të hesht as kunvendari tjetër, Argjend Tasholli, i cili shprehet se
ligji për dritat e ndezura edhe gjatë ditës vlenë edhe për Imri Ahmetin.
“Ligji për dritat e ndezura edhe gjatë ditës, vlenë edhe për Imri Ahmetin. Ndoshta ende nuk i ka lëshuar pija e tepërt, andaj ekziston mundësia që dritat të fikën në mbrëmje, para se të fillojnë me pijën e tyre të radhës.
Athu vallë kush e paguanë këtë energji të shpenzuar? Padyshim jemi ne qytetarët ata që e paguajmë me xhepin tonë”, ka thënë Tasholli./Ulpianapress
Ka netë në Lipjan ku mbretëron vende-vende gjysmë-errësirë, kurse në mesditë poçet elektrike rrin të ndezur!!!
Populli thotë: ”Vakti e han kashtën”./Ulpianapress.
COMMENTS