Në muajin tetor kishte nisur fushata një mujore në Komunën e Lipjanit e cila kishte për qëllim vetëdijesimin e grave për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në këtë muaj operatorët e shumtë nga fushat e shëndetit,u bënë pjesë e veprimtarive, që kanë në qendër rritjen e ndërgjegjes së shoqërisë për kontrollin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Grupi i grave në Lipjan në kry me Linda Shahinin kanë përfunduar fushatën vetëdijsuese kundër kancerit të gjirit, ku kanë informuar të gjithë gratë e pranishme për luftimin e kancerit të gjirit në të gjithë Komunën e Lipjanit, percjell Ulpianapress.
Gjatë kësaj fushate vetëdisuesem, gratë pjesëmarrëse, kanë pasur mundësinë të njoftohen nga ana e mjekëve me rrezikun që paraqet kjo sëmundje, diagnostifikimin dhe mënyrën e trajtimit të saj.
Grupi i Grave në Lipjan, pas përfundim të kësaj fushate kanë shrytëzuar rrjetin e tyre social për të falenderuar të gjithë mbështetësit e kësaj fushate.
”Grupi i Grave në Lipjan në krye ne Kryesusen Linda Shahini, falenderonë të gjithë ata që morën pjesë dhe mbeshtetën fushatën vetëdijsuese kundër kancerit të gjirit. Fillimisht, falenderojmë të gjitha gratë, të cilat më pjesëmarrje masive dhe me vullnetin më të madh shprehen gatishmerië për të marrë pjesë në këto ligjerata. Gjithashtu, Grupi i Grave në Lipjan falenderonë Kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti, që mbeshteti këtë fushatë nëpër fshatrat e Komunës së Lipjanit. Një falenderim të madh, shprehim edhe për Dr. Merita Bytyçi, që me vullnetin më të madh ligjeroi rreth kancerit të gjirit në këtë fushatë. Falenderimet të mëdha shkojnë edhe për Drejtorinë e Shëndetësisë, mediat qendrore dhe lokale, që ndihmuan në informimin e qytetarëve dhe të gjithë ata që në menyrë vullnetare ndihmuan në organizimin e kësaj fushate. Kjo fushatë është inicuar nga Kryesuesja e Grupit të Grave, Linda Shahini, në bashkëpunim me shoqaten e gruas “Dritarja” dhe është mbështetur nga zyra e Kryetarit të Komunes, Imri Ahmeti”, shkruan në faqen zyrtare të Grupit të Grave në Lipjan./Ulpianapress/
COMMENTS