Kapiteni i deritanishëm i FC Kosovës së Gjenevës, Blendim Gashi ka bërë një ngritje të madhe në karrierën e futbollistit.
Ai është transferuar në ekipin e mirënjohur zviceran, te FC Servette. Blendim Gashi ishte futbollist i Ulpianës së Lipjanit një kohë dhe nën urdhërat e trajnerit të mirënjohur Enver Duriqi po shkëlqente te Ulpiana nga ku pastaj u transferua te Drita e Gjilanit.
Lajmin për transferimin e Gashit e ka bërë të ditur klubi i vetëm shqiptar në Gjenevë, FC Kosova.
“Kem nderin të Ju njoftojmë që kapiteni ynë i jashtëzakonshëm Blendim Gashi ka nënshkruar Kontratë me ekipin e njohur zviceran, Servette Fc. Blendimi ishte lojtari më i mirë që ndonjëherë ka pas FC Kosova dhe golashënuesi më i mirë i ekipit tonë”.
“Poashtu i urojmë të vazhdoj të shënoj edhe me tutje në ekipin e ri. Për neve ishte kënaqësi e veçantë që e kishim në ekip një lojtar të kalibrit të tij dhe jemi të sigurt që do të na bëje krenar me paraqitjet e tija në ngjyrat e ekipit të ri. Faleminderit Kapiten dhe suksese”, thuhet në njoftimin e FC Kosovës.
COMMENTS