Lipjanasi i dëshpëruar pas zëvendësimit, thyen bankën rezervë të Zurichut – Trajneri paralajmëron dënim për yllin e Kosovës

Lipjanasi i dëshpëruar pas zëvendësimit, thyen bankën rezervë të Zurichut – Trajneri paralajmëron dënim për yllin e Kosovës

NBA: Clippers një fitore larg kualifikimit

Benjamin Kololli është njëri nga futbollistët kryesor të skuadrës zvicerane Zurichut.

Reprezentuesi kosovar këtë edicion ka qenë në shumë ndeshje të Zurichut vendimtar me gola e asistime.

26-vjeçari ka shënuar nëntë gola e gjashtë asistime në 24 ndeshje, duke qenë lider i klubit bardh e kaltër.

Por në ndeshjen ndaj Luganos në javën e 18-të, Zurichu nuk arriti më shumë se një barazim pa gola.

Kololli nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe u zëvendësua nga trajnerin Ludovic Magnin në minutën e 64-të.

Ky zëvendësim nuk është pritur fare mirë nga Kololli, i cili me të shkuar në bankën rezervë filloi ta thyej atë duke e goditur me grusht.

Kololli u pa shumë i dëshpëruar me zëvendësimin dhe me lojën e tij duke u bë temë në mediat zvicerane.

E për këtë gjest të reprezentuesit të Kosovës ka folur edhe trajneri Magnin, i cili ka thënë se Kolollin e pret dënimi.

“Kur isha futbollistë isha edhe unë si Kololli”, thotë fillimisht Magnin.

“Veprimi i tij do të ketë pasoja. Do të ketë një ndëshkim me të, por fillimisht duhet të flasim”, tha Magnin.

Zurichu pas këtij barazimi mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 25 pikë. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)