Lipjanasi Kololli flet për karrierën e tij, tregon që kishte punuar në McDonald’s

Lipjanasi Kololli flet për karrierën e tij, tregon që kishte punuar në McDonald’s

DJ i famshëm kosovar bëhet asambleist në Prishtinë (Foto)

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli ka zhvilluar një intervistë të gjatë në të cilën ka folur për karrierën e tij.

Kololli në këtë intervistë është pyetur edhe rreth rasteve të reja me koronavirus që kanë dalur në skuadrën e tij, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kur morëm lajmin për rastin e parë pozitiv me koronavirus unë u trondita”, tregoi futbollisti.

Kololli po ashtu tregoi se më parë kishte punuar në McDonald’s dhe para karrierës së tij si futbollist ishte një kickbokser.

“Kam bërë shumë gjëra, karriera ime nuk është tipike për një lojtar futbolli. Për shembull në moshën 17 vjeçare fillova të merrem me kickboks. Kam punuar në një kuzhinë në McDonald’s”, ka treguar futbollisti kosovar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)