Padyshim se Lipjani ka hise të madhe në suksesin e përfaqësueses së Kosovës, e cila me gjasa reale për tu kualifikuar tutje, i prinë renditjes tabelare të Grupit 3 në Ligën e Kombeve.
Kjo falë përfaqësimit të Benjamin Kolollit, me origjinë nga Lipjani, i cili edhe pse si mbrojtës i krahut të djathtë, ka shënuar më shumë gola se sa çdo lojtar tjetër i përfaqësueses së Kosovës, njofton Ulpianapress
Dhe si skuadër e hajrit për Kolollin u tregua pikërisht Malta, viktima e sontme e Kosovës, së cilës lipjanasi në dy përballje i’a qëlloi tri herë portën.
Dallimi për golashënuesin më të mirë të Kosovës në Ligën e Kombeve, ka mundur të jetë më i thellë karshi ndjekësve Rashicës, Muriqit dhe Avdijajt, me nga dy gola të shënuar, sikurse Kololli të mos e kishte një ndeshje më pak të zhvilluar, sebepi i një lëndimi që e la atë jashtë në përballje me Ishujt Faroe.
Kosova është lidere e Grupit 3 me 11 pikë, ndërsa Azerbajxhani, që sot i mundi Ishujt Faroe 2-0, është i dyti me 9 pikë. Të martën Kosova e pret në “Fadil Vokrri” Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të grupit ku edhe do të përcaktohet lideri.
Kosovës do t’i konvenonte edhe një barazim ndaj Azerbajxhanit për ta fituar Grupin 3, gjë që do t’ia mundësonte kalimin në gjysmëfinale të Ligës D dhe promovimin në Ligën C njëkohësisht.
Kosova do ta fitonte një vend në Evropian sikur ta fitojë një ndeshje gjysmëfinale dhe një finale ndaj kundërshtarëve të Ligës D./Ulpianapress/
COMMENTS