Lipjanasi për Haradinajn: Gjithmonë me ty Gjeneral Ramush Haradinaj, posht Esat Pashat tradhëtarët e kombit shqiptarë

Lipjanasi për Haradinajn: Gjithmonë me ty Gjeneral Ramush Haradinaj, posht Esat Pashat tradhëtarët e kombit shqiptarë

Kosova dhe Shqipëria, bashkë kujtojnë eksodin e vitit 1999

Dorëheqja e Ramush Haradinajnt nga posti i kryeministrit pas vendimit të Gjykatës Speciale për ta intervistuar atë në cilësinë e të dyshuarit e ka mërzitur shumë Naim Budakovën nga Lipjani, shkruan Gazeta Ulpianapress.

Në një foto që po qarkullon nëpër rrjetet sociale ai shihet se mbi maicë e ka të shënuar “gjithmonë me ty Gjeneral Ramush Haradinaj, posht Esat Pashat, tradhëtarët e kombit shqiptarë”.

Gjiashtu, Naimi të tre fëmijët i ka pagëzuar ashtu që shkronjat e para të emrave e përbëjnë shkurtesën e partisë politike të Ramush Haradinajt AAK, simpatizant i së cilës është kahere dhe do ti mbetet besnik deri në frymën e fundit. Madje, ka vite që ai në çatinë e shtëpisë së tij, e ka të vendosur shkronjat që formojnë akronimin e kësaj partie.

Ramush Haradinaj dha dorëheqje të premten dy muaj pa i mbushur dy vite të Qeverisë së ndërtuar nga AAK, PDK, NISMA e AKR. Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)