Lipjanasit edhe pse në ‘të verdhën’, po sillen si në ‘të kuqen’

Lipjanasit edhe pse në ‘të verdhën’, po sillen si në ‘të kuqen’

Lipjanasja Malda Seferi e ARTË në Mal të Zi

Në Lipjan qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre meqë gjenden në mesin e komunave që janë radhitur mesatarisht të rrezikshme për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Megjithatë, numër i vogël i tyre po e shfrytëzojnë ‘lirinë’ që s’e kanë kryeqytetasit, njofton Klan Kosova.

Nënkryetari i Lipjanit, Fauz Xhemajli, tha se në gjithë komunën janë duke u zbatuar masat që janë vendosur për këtë kategori nga Ministria e Shëndetësisë dhe se janë në gatishmëri për ndonjë rritje eventuale të numrave të të infektuarve.

“Kemi 157 raste aktive dhe konform rregullave i kemi aktivizuar shtabet lokale që të përballemi me pandemi. Jemi përgatitur për shtimin e numrit që shpresojmë të mos shtohet. Jemi në proces për të bërë shtimin e kapaciteteve për trajtimin e të infektuarve”.

Xhemajli shtoi se Lipjani ka pasë numra të ulët të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)