Mbi 17 kilogramë substancë e dyshuar narkotike i janë gjetur një qytetari në shtëpinë e tij në Lipjan.
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar personin e dyshuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 17.031 kilogram, dy celular, dy fletore për mbajtjen e evidencave, 360€ para dhe një peshore digjitale, njofton Ulpianapress.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 17.031 kilogram, dy celular, dy fletore për mbajtjen e evidencave, 360€ para dhe një peshore digjitale. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë./Ulpianapress.
COMMENTS