Qytetarë nga Lipjani të cilët jetojnë në diasporë kanë filluar aksionin që të dërgojnë ndihma drejt Shqipërisë, pas tërmetit vdekjeprurës, shkruan Ulpianapress.
Në disa fotografi shihet se dy qytetarë nga komuna e Lipjanit (Bujar Pajaziti e Qendrim Krasniqi) janë organizuar dhe kanë dërguar një donacion për të lehtësuar sado pak jetën e shqiptarëve që janë në vuajtje këto ditë.
Ndryshe, Shqipëria po ndihmohet nga e gjithë bota në forma të ndryshme.
”Sapo nisem ndihma te shumta nga komuna e Lipjanit, veshembathje, ushqime, te holla e shume gjera te tjera te nevojshme per te prekurit e termetit ne Shqiperi. E gjithe kjo u be fale angazhimit te shume personave si dhe perkrahjes se madhe nga donatoret.
Falenderojme:
Bujar Pajazitin e Qendrim Krasniqin te cilet kontribuan shume ne organizimin e ketij aksioni”, thuhet në njoftimin e qytetarëve që dërguan ndihmat për në Shqipëri nga Lipjani./Ulpianapress/
COMMENTS