Lipjani feston Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, sjell aktivitete të shumta

Lipjani feston Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, sjell aktivitete të shumta

Banorët në largim përderisa zjarri në Kalifornia përhapet

Aktivitete të shumta festive do të realizohen rreth dhe nga fëmijët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, me ç’rast kjo ditë do të jetë një ditë sensibilizimi kundër dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Nên patronatin e Komunës në bashkëpunim me organizatën ICDC ka organizuar gjithsej pesë aktivitete për të shënuar 1 qershorin, shkruan Ulpianapress.

1 qershori, festa e dashur për secilin fëmijë do të sjell mjaft aktivitete të cilat do t’i kushtohen vetëm botës së tyre. Prandaj, për të shënuar këtë ditë, Komuna r Lipjanit sê bashku me organozatën ICDC ka organizuar një sërë aktivitetesh ku secili fëmijë do të mund ta gjejë veten.

Këto aktivitete përfshijnë: Treni në Liojan, i cili vie për herë të parë, e ku do të jetë në shërbim të fëmijëve, duke filluar nga ora 10:45 deri në orën 15:00, muzikë, maskota dhe shtëpiza të drurit për fëmijë duke filluar nga ora 11:00 deri më 19:00, koncert për fëmijë duke filluar nga ora 16:00 deri më 17:00, festivali i çokollatës, garat dhe lojëra për fëmijë duke filluar nga ora 17:00 dero 18:30 si dhe shfaqja teatrale “Tomy & Jery” nga tetadri “Dodona” duke filluar nga ora 18:30 deri 19:30.

Andaj, secili fëmijë së bashku më prindërit e tyre janë të ftuar të bëhen pjesë e këtyre aktivitete të shumta, të cilat vijnë pêr herë të parë në Lipjan./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)