Në fillim e braktisën Partinë Demokratike të Kosovës në Lipjan për të kandiduar në parti të ndryshme, por tash po rikthehen sërish aty.
Pas rikthimit të ish-kryetarit të AAK-së së Lipjanit, Fitim Selimit dhe ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja, tash sipas burimeve edhe Selatin Retkoceri ish-kandidat i VV-së për kryetar të Lipjanit pritet të rikthehet në PDK-në, nga i cili subjekt ishte larguar më herët.
Gjithëherë sipas burimit të gazetës të gjithë këta që dikur ishin larguar nga partia, tashmë janë ritkhyer për ta përkrahur Kadri Veselin për Kryeministër të Kosovës, pas takimeve që patën me këtë të fundit./Ulpianapress/
COMMENTS