Lipjani kthen në shtator nxënësit në shkolla, ky është plani

Lipjani kthen në shtator nxënësit në shkolla, ky është plani

Imri Ahmeti: Është i mbyllur debati për kryetar të LDK-së

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rikthimin e nxënësve në procesin mësimor, përkatësisht të atyre nga klasa e 1-5, në bankat shkollore, ka gjetur të ndarë shumë kënd, se a duhet apo jo në këtë kohë pandemie, të bëhet hapja e tyre.

Mirëpo, një nga komunat e Kosovës, bëhet fjalë për Lipjanin tashmë ka marrë vendim në lidhje me mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Burime të Indeksonline mësojnë se gjatë mbledhjes së sotme, kjo komunë ka vendosur që në muajin shtator nxënësit t’i kthejnë në bankat shkollore.

Drejtoria e Arsimit e kësaj komune së bashku me krerët e shkollave kanë bërë një plan konkret se si do të mbahet mësimi pas ndërprerjes qysh nga muaji maj, ani procesi vazhdoj në distancë përmes mësimit online.

Të njëjtat burime thonë se nxënësit në komunën e Lipjanit, do të vijojnë mësimin sipas një plani, bëhet fjalë për pjesëmarrje prej 10-20 nxënës brenda një klase, e në rast se e njëjta klasë ka më shumë numër të nxënësve, pjesa tjetër do të vazhdojë javën vijuese.

Kjo vlenë për të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme në komunën e Lipjanit. Në anën tjetër komunat tjera ende s’kanë marrë ndonjë vendim në lidhje me rikthimin e nxënësve në shkolla sa i përket muajit shator, kjo pasi Ministria e Arsimit ua ka lënë vet atyre në “duar” që ta menaxhojnë dhe ta bëjnë planin për fillimin e vitit të ri shkollor./Indeksonline

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)