Nesër në Lipjan luhet ndeshja më e rëndësishme e vitit. “hunin o tirqit” mes Ulpianës dhe Kosovës së Prishtinës do luhet në “Sami Kelmendi” nën praninë e shumë shikuesve. Ndeshja më spektakolare në Ligën e Dytë do stratojë në orën 16:00.
Një takim qe mban brenda histori, rivaliteti dhe dashuri. Dy ekipet që ndahen me 27 pikë në tabelën e renditjes do përplasin “brirët”. Nga njëri krah Bllaca dhe nga tjetri Kelmendi do pëpiqen ti tregojnë të gjithëve se cili është sulmuesi më i mirë në Ligën e Dytë. Një ndeshje për të mos u humbur ku spektakli dhe rivaliteti janë të garantuara./Ulpianapress
COMMENTS