Lipjani në gjendje gatishmërie për të parandaluar e përballuar Coronavirusin

Lipjani në gjendje gatishmërie për të parandaluar e përballuar Coronavirusin

Halimi: PDK është garancë për zhvillimin e vendit

Shpërndarja e shpejt e virusit COVID-19 anekënd globit ka mobilizuar të gjitha vendet në masat preventive dhe të ballafaqimit të situatave në rast shfaqje të këtij virusi.

Edhe Komuna e Lipjanit, ka mobilizuar gjithë mekanizmat e nevojshëm në përballim të rreziqeve nga koronavirus-i. Kështu komuna ka ndarë edhe mjete financiare që do të shpenzohen për parandalim dhe sistemim në rast se paraqitet ndonjë i inektuar më këtë virus.

Edhe në QKMF janë mobilzuar për këtë qëllim. Raportimi i papërgjegjshëm se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare mungojnë preparatet e domosdoshme higjienike janë qëllimkëqija dhe dezinformuese. Përveç dezinformuese deklaratat e pavërteta të individëve të caktuar kanë tendencën e shpërndarjes së panikut në mesin e qytetarëve.

Zëdhënësi i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi për Ulpianapress ka thënë së Komuna e Lipjanit ka nisur planin afatshpejt për dezinfektimin, dezinsektimi dhe deratizimin e të gjitha objekteve parashkollore dhe shkollore me qëllim shmangien e mundësisë për shfaqjen e këtij virusi.

‘’Komuna e Lipjanit është duke u përgatitur për masat parandaluese ndaj koronaviruesit që ka prekur po thuajse të gjithë botën. Në Komunën e Lipjanit do të bëhet dezinfektimi, dezinsektimi, deratizimi i të gjitha objekteve parashkollore dhe shkollore në komunën tonë dhe të gjitha instutucioneve publike si masë preventive ndaj këtij virusi. Po ashtu, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë Komuna e Lipjanit do t’iu bashkangjitet masave të cilat do të mirrën në të gjitha Komunat tjera. Janë ndar mjete financiare që do të shpenzohen për parandalim dhe sistemim në rast se paraqiten raste nga koronaviruesi’’, ka thënë Bytyqi.

Qytetarët këshillohen që të zbatojnë në mënyrë strikte udhëzimet e OBSh-së dhe organizatave të kujdesit shëndetësor me qëllim tejkalimin e këtij virusi në shkallë botërore./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)