Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për Grantin e Përformancës për Mjedis të Pastër bashkë me Ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përfaqësuesit e GIZ-in Gjerman, nga Programi për Shërbime të Qëndrueshme Komunale.

Komuna e Lipjanit është e gatshme të marrë pjesë në këtë projekt sepse i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme. Ne jemi të interesuar të përmirësojmë sa më mirë shërbimet e menaxhimit të mbeturinave, me qëllim të mbrojtjes së ambientit në komunën tonë, njofton Komuna e Lipjanit.

COMMENTS