Zëdhënsi i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi, ka njoftuar se këtë vit për festat e fundvitit nuk do të dekorohet sheshin “Adem Jashari”, e as qyteti i Lipjanit.
Bytyqi ka deklaruar për Ulpianapress se situata me të cilën po kalon vendi me pandeminë Covid-19, e ka shtyrë komunën që të marr këtë vendim.
“Këtë vit është vendosur që mos të dekorohet sheshi dhe qyteti në përgjithësi. Kjo për shkak se komuna jonë dhe vendi po kalojmë në një situatë shumë të vështirë me pandemin covid-19, të kaloj kjo situtë pastaj kur të kthehemi në normalitet vazhdojmë me punë tjera”, ka thënë Bytyqi./Ulpianapress/
COMMENTS