“Lipjani për lipjanasët” e bëjnë me banesë të re familjen Pacolli nga Janjeva (Video)

“Lipjani për lipjanasët” e bëjnë me banesë të re familjen Pacolli nga Janjeva (Video)

Plaka nga Hajvalia që i “lë” shtatzënë gratë dhe i “çon” nga karroca të paralizuarit

Në Komunën e Lipjanit,  shoqata bamirëse “Lipjani për lipjanaset” në qendër të qytetit kanë blerë banesë për familjen e Izjadin Pacollit, e cila deri më tani ka jetuar në kushte shumë të vështira ekonomike dhe sociale.

Me rastin e dorëzimit të çelësave të banesës së re për familjen Pacolli, stafi i shoqatës kanë thënë se me mbështetjen e shumë donatorëve anë e kënd Lipjanit, diasporës dhe gjithë njerëzve të vullnetit të mirë është bërë i mundur ky donacion për familjen me gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale.

E familja Pacolli është shprehur jashtëzakonisht e lumtur me kushtet që ka në banesën e re dhe ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar nga pasuria e tyre për një jetë më të mirë për anëtarët e familjes së tyre.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)