Komuna e Lipjanit ka nënshkruar memorandum me MAPL-në për financimin e projektit ‘’Shtigjet e ecjes dhe shtigjeve për biçikleta në Lipjan” , dhe ky projekt arrin vlerën 231,925.00€.
Se ky project është nënshkruar është bërë e ditur edhe nga i pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

‘’Nënshkruam memorandum për financimin e projektit “shtigjet e ecjes 🏃🏻♂️dhe shtigjeve për biçikleta 🚲 në Lipjan”.
Ky projekt ka rëndësi të veçantë për komunën tonë sepse ju ofron qytetarëve hapësira për ecje dhe rekreacion.
Vlera e projektit të përfituar nga MAPL arrin vlerën 231,925.00€’’, ka shkruar Ahmeti./Ulpianapress

COMMENTS