Katër ditë para Festës së Flamurit – 28 Nëntorit, Lipjani është veshur pothuaj i tëri kuqezi. Rrugët e Lipjanit janë stolisur me flamuj kombëtar dhe atë kosovar të premten në mëngjes nga ana e Komunës, njofton Ulpianapress.
Në Lipjan me këtë datë historike do të ketë aktivitetet të shumta që do të realizohen për këtë festë, e cila përkon me 106-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.
Natyrisht, jo vetëm Lipjani, por edhe qytetet tjera të Kosovës do të festojnë kuqezi dhe me aktivitete të shumta kulturore. /Ulpianapress/
COMMENTS