Lipjani sot është zgjuar kuq e zi. Në këtë 106- vjetor të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, qytetet kanë nisur festimet e para.
Rrugët e Lipjanit kanë filluar të marrin ngjyrën kuq e zi, teksa atmosfera është shumë impozante.
Sheshi’’Adem Jashari’’ është pushtuar i gjithi nga flamuj, dhe simbole të tjera kuqezi çka tregon se atmosfera ka filluar të ndizet shumë herët.
Për nderë të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit Kombëtar, Komuna e Lipjanit do të organizoj koncert festiv në sheshin “Adem Jashari”, në Lipjan me këngëtarë nga estrada kosovare./Ulpianapress
COMMENTS