Lirohet nga burgu Sylejman Selimi

Lirohet nga burgu Sylejman Selimi

Haradinaj me kabinetin qeveritar nderon me qirinj viktimat e 11 shtatorit

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi sot është liruar me kusht nga burgu.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se Selimi i cili gjendej në burg është liruar me kusht dhe ai sot pritet të shkoi në shtëpi.

Kujtojmë se Selimi për disa ditë ishte në spital për shkak të gjendjes shëndetësore ku më pas ishte rikthyer në burg.

Ai ka kryer 2/3 e burgut për çka ishte i dënuar nga Gjykatat vendore.

Lirimi i tij është pritur edhe para tre muajve, mirëpo vendimi sapo është marrë nga Gjykata./Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)