LISTA SERBE DEL NGA QEVERIA, KALON NË OPOZITË

LISTA SERBE DEL NGA QEVERIA, KALON NË OPOZITË

Senatori John McCain, letër lamtumire

Pas vendimit për largim nga Qeveria, Lista Serbe ka kumtuar se aktivitetin e saj do ta vazhdojë si opozitë në Kuvendin e Kosovës

Deputeti Sasha Millosavleviq tha se 10 deputetët e kësaj nga sot do të jenë në opozitë, kurse tre ministrat e saj janë në procedurën e dorëheqjes.

Pas konfirmimit të largimit të Listës Serbe, Qeveria e Kosovës, e cila ishte zgjedhur me 61 vota në Kuvend, edhe zyrtarisht tani mbetet në kuotën e 51 votave, që nënkupton se e ka humbur shumicën.

Sidoqoftë, Qeveria vazhdon me punën dhe mandatin e saj kushtetues pavarësisht këtij fakti, përderisa nuk ka ndonjë mocion mosbesimi ndaj saj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)