Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir 2-0 ndaj Wolverhamptonit në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë të premten në “Molineux Stadium”.
Me këtë fitore skuadra e Jurgen Klopp mbetet në krye të Premierligës me 48 pikë, katër më shumë se Manchester City në pozitën e dytë me një ndeshje më pak, që e zhvillon nesër ndaj Crystal Palace, raporton Gazeta Express.
Mohamed Salah shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18’, kurse në pjesën e dytë për 2-0 u kujdes Virgil van Dijk në minutën e 68’ pas një harkimi të Salahut.
Xherdan Shaqiri ishte në stol, dhe nuk u inkuadrua fare në ndeshje pas dy golave që i shënoi në derbi javën e kaluar ndaj Manchester Unitedit.
Liverpooli vazhdon të jetë pa humbje pas 18 javëve në këtë stinor të Premierligës me 15 fitore e tri barazime, dhe në ndeshjen e ardhshme luan si vendas ndaj Newcatle Unitedit, kurse Wolves luan në udhëtim ndaj Fulhamit.
COMMENTS