Liverpooli është rikthyer në krye të tabelës në Premier Ligë pas fitores bindëse në shtëpi ndaj Bournemouthit.
“Të Kuqtë” shënuan fitore prej 3 me 0 në Anfield Road, transmeton Koha.net.
Ishte Mane ai që shënoi golin e parë në minutën e 24 pas asistimit nga Milneri.
Derisa dhjetë minuta më vonë Gini Wijnaldum shënoi një gol shumë të bukur, pas asistimit nga mbrojtësi Andy Robertson.
E golin e fundit e shënoi ylli i skuadrës Mohamed Salah kur po luhej minuta e 48 pas asistimit nga Firmino.
Në krye të tabelës tani Liverpooli ka 65 pikë, tre më tepër se ndjekësi i parë Manchester City. Derisa Bournemouthi në vendin e 11 ka 33 pikë.
COMMENTS