Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë një mbledhje në Kuvendin Komunal, nuk është përmbajtur me fjalorin.
Duku folur për rikthimin e pronave komunale të dhëna me qira nga Komuna e Drenasit, kryetari Lladrovci tha se nuk mund ta ndalë askush atë që t’i rikthej përsëri pronat komunës.
“Unë si kryetar kam të drejtë në 2 të natës dhe në 5 ora të sabahut, nuk mundet kërkush mem nalë me hi kontrollu pronën e komunës”, tha Lladrovci, transmeton Magazina.al
Pas kësaj ai është pyetur nga një asambleiste se a guxon ta bëj të njejtën gjë edhe në shtëpitë e uzurpuara, ndërsa Lladrovci është përgjigjur në një menyrë krejt të pazakontë.
“Nuk hi unë me ma q*** nanën mem vra!”, ishte përgjigja e Lladrovcit e cila shkaktoj të qeshura në sallë.
COMMENTS