Kjo verë doli të jetë e frytshme për Patriot Rudarin, profesorin nga Podujeva.
Ditë më parë ai nisi të bëjë shpërndarjen e mollave për banorët përreth dhe kalimtarët, duke i vënë ato nëpër disa qese me qëllimin që të shërbehet me to kushdo që i pëlqen. Rudari, nuk u mjaftua me kaq, dhe për këtë gjest kaq human u përgëzua nga qytetarë të shumtë gjithandej vendit, transmeton Indeksonline.
Vazhdoi me shpërndarjen e mollave edhe për dy shkolla të mesme të komunës së Podujevës.
Po i njëjti u zotua se të tjera do t’i ndajë me miqtë dhe familjet me kushte të vështira ekonomike. Rudari nesër do të bëjë shpërndarjen e mollave në lagjen e cila përbëhet nga familjet e dëshmorëve dhe fëmijët jetim. “Nesër në mëngjes për fund do t’i shpërndaj 200-300 kg molla në lagjen e Kuvajtit në Podujevë”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.
Vlen të kujtojmë faktin, se Rudari u inspirua nga qytetarët norvegjez, të cilët praktikonin po të njëjtin veprim me shpërndarjen e frutave.
COMMENTS