Lluka: Do të shikojmë mundësinë e futjes së Lipjanit në ngrohje qendrore të Prishtinës

Lluka: Do të shikojmë mundësinë e futjes së Lipjanit në ngrohje qendrore të Prishtinës

Kryetari Ahmeti takoi Mrika Macula Kryeshefe e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka vizitën e tij e ka vazhduar në komunën e Lipjanit ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmetin.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se me kryetarin Ahmeti kanë biseduar për mundësinë e futjes së komunës të Lipjanit në ngrohje qendrore të Prishtinës.

“Në takim biseduam për shumë gjëra dhe ne morëm përsipër të shikojmë mundësinë e futjes së komunës së Lipjanit në ngrohje qendrore të Prishtinës përmes termocentralit Kosova e Re, sepse kemi kapacitet të mbulojmë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe tani synojmë edhe Lipjanin përmes interesit të zonës industriale”, tha Lluka.

“U pajtuam gjithashtu që MZhE do të përfshijë Lipjanin si komunë në shtrimin fibro-optik”, shtoi Lluka.Ndërsa, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti shprehu shqetësim për ndërprerjen e zonës ekonomike në Lipjan, raporton EO.

“Nxemja qendrore e regjionit nga Kosova e Re dhe cështja e kabllove optike pritet të filloj ka vjeshta sepse i mugojnë Liojanit dhe fshatrave dhe ky është një projekt me rëndësi”, tha Ahmeti.

“Për ne është shqetësuese ndërprerja e zonës ekonomike dhe i bëjmë apel Qeverisë të mos ndërprehen investimet në atë zonë, sepse kjo zonë është jetike për komunën e Lipjanit”, tha Ahmeti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)