Lojtari i Arabisë Saudite festoi njëjtë si Shaqiri e Xhaka – a do të dënohet nga FIFA?

Lojtari i Arabisë Saudite festoi njëjtë si Shaqiri e Xhaka – a do të dënohet nga FIFA?

38 vjeçari Ronaldinho realizon super het trik, mos e humbisni

Futbollisti i Arabisë Saudite, Salem Al-Dawsari, festoi me shqiponjë pas golit të shënuar në fundin e takimit kundër Egjiptit.

Arabia Saudite, që ishte eliminuar nga Botërori, mposhti kombëtaren tjetër të eliminuar, Egjiptin, me rezultatin 2-1.
Golin e fitores për Arabinë Saudite e shënoi Salem Al-Dawsari krejt në fund, që bëri shqiponjën me duar, ashtu si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kundër Serbisë.

Xhaka e Shaqiri u dënuan sot nga komiteti disiplinor i FIFA-s, me nga 10 mijë franga zvicerane për këtë festim të tyre, derisa Stephan Lichsteiner (kapiteni i kombëtares) u dënua me 5 mijë franga.

Mbetet të shihet nëse FIFA do të marrë vendim edhe ndaj Salem Al-Dawsari, pasi ky festim në ndeshjen Zvicër – Sebri u cilësua si ofendim nga shtëpia e futbollit botëror. /Insporti

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)