Lufta e ashpër për zyrë në mes zv. Ministrit Gani Koci dhe zv. Ministrit Xhavit Zariqi

Lufta e ashpër për zyrë në mes zv. Ministrit Gani Koci dhe zv. Ministrit Xhavit Zariqi

Këto janë drejtoritë e AKR-së në Lipjan

Ka kaluar në banalitet numri i madh i zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës. Kah 6-7 në çdo Ministri. Ata tash kanë filluar t’i thyejnë dyert për t’i uzurpuar zyrat.

Numri i madh i zëvendësministrave të emëruar kohëve të fundit në Qeverinë e Kosovës, ka nisur të hap “luftë” të ashpër.

Gazeta Express ka mësuar nga burimet se në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ka ndodhur një “luftë bravash” mes zëvendësministrit Gani Koci të PDK’së dhe Xhavit Zariqit të AAK’së.

Siç ka mësuar Express në këtë institucion ka pasur edhe thyerje të dyerve dhe janë ndërruar çelësat e dyerve të zyrave.

“Njeri zv. ministër në mëngjes uzurpon një zyre dhe që të sigurohet që të mbetet e tij ia ndërron çelësin e derës; pak me vonë zv. ministri tjetër vjen dhe e gjen derën mbyllur dhe çfarë bën. Pa një pa dy e thyen derën dhe ia vendose një çelës tjetër”, ka thënë ky burim për Express.

Po ashtu siç ka mësuar Express edhe dosjet e zëvendësministrave po përfundojnë nëpër korridore. “ Kjo histori vazhdon, në mëngjesin e ditës së nesërme”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)