Luftimet ndaj Boko Haramit, zhduken mbi 20 ushtarë nigerianë

Luftimet ndaj Boko Haramit, zhduken mbi 20 ushtarë nigerianë

Parashikimi i frikshëm nëse korrigjohen kufijtë: Protesta, trazira e gjendje lufte në Kosovë e Serbi në vitin 2021

Rreth 20 ushtarë nigerianë janë zhdukur pas një përleshjeje me militantët e Boko Haram në verilindje të vendit, thanë burimet e sigurisë të hënën, ndonëse ushtria mohoi njoftimet se disa trupa nuk po gjendeshin.
Konfrontimi midis militantëve dhe trupave u zhvillua të shtunën në zonën Bama të Borno, shteti më i goditur nga grupi xhihadist që ka vrarë më shumë se 30,000 njerëz që nga viti 2009, kur filloi një kryengritje për të krijuar një kalifat islamik.
“Ne kemi humbur disa nga ushtarët tanë në sulm. Ka shumë mundësi që të zhdukurit, të jenë vrarë. Aktualisht ne nuk kemi gjetur ende rreth 23 ushtarë”, tha një oficer i cili nuk donte të identifikohej.
Një tjetër ushtar i përfshirë në luftime tha se trupat u përplasën gjatë kryerjes së një “operacioni pastrimi”, duke shtuar se “deri tani nuk janë gjetur mbi 20 ushtarë”. Ai tha se pesë automjete ushtarake janë marrë.
Grupi militant kryen sulme vetëvrasëse në vende të mbushura me njerëz, siç janë tregjet, si dhe sulme me armë dhe sulme ndaj bazave ushtarake./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)