Luka Modric, futbollisti i Real Madridit dhe futbollist i kombëtares kroate i ka dedikuar një video mesazh Dianës, 13-vjeçares me skoliozë.
Pas apelit për ndihmë në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24”, ajo udhëtoi drejt Zagrebit për t’iu nënshtruar një operacioni.
Mesazhet për Dianën, por edhe ndihma nga qytetarët shqiptarë, dhe jo vetëm, ka qenë e madhe.
Mesfushori i Realit, një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe shok ekipi me Kristiano Ronaldon, thotë në video:
Përshëndetje Diana. Mora lajmin se operacioni u krye me shumë sukses. Ke përkrahjen dhe mbështetjen tonë. Të përshëndes nga Madridi dhe të uroj shërim sa më të shpejtë”.
Mesazhi nga minuta 24:25
COMMENTS