“LUKSIN ME TELEFONA TË MENÇUR BËJENI ME PARATË TUJA”

“LUKSIN ME TELEFONA TË MENÇUR BËJENI ME PARATË TUJA”

Anëtarët e “Grupit të Kumanovës” kanë një porosi për Zaevin

Ish-kryeparlamentari dhe kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka këshilluar qeveritarët e vendit që të jenë më racionalë në shpenzimin e parasë publike.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë qeveritarët është mirë që luksin me telefona të mençur ta bëjnë me paratë e veta.

Postimi i Krasniqit:

“Një këshillë miqësore për qeveritarët!

Është në të mirën tuaj qeveritarë të vjetër e të ri, është për të mirën e qytetarëve që ju të kurseheni nga premtimet që nuk varen prej jush, por edhe prej atyre që mund të varen nga ju.

Është mirë që të jeni më dorë-shtrënguar në shpenzimin e parasë publike. Luksin me telefona të mençur bën me paratë tuja. Dine fuqinë ekonomike të vendit që përfaqësoni! Fuqia financiare e të cilit është më vogël sesa e një Klubi Futbolli.

Dinja hallin qytetarëve të vendit që përfaqësoni. Dinja hallin mundësive që ka shteti ynë i ri besa dhe i varfër. Ndalni premtimet për ndarjet mbi bazat etnike.

Kosova është shtet i qytetarëve të barabartë” (sic.), ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i Krasniqit vjen pas lajmit se ministrat kosovarë dhe zëvëndësat e tyre po blejnë me para të taksapaguesve, celularë të serisë së fundit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)