Lulëzim Qerimi zgjidhet nënkryetar për Komunitete nga subjekti politik PAI

Ja çfarë surprize e priti sot Imri Ahmetin në zyrën e tij (Foto)

Kuvendi i Komunës së Lipjanit gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e seancës së tretë më radhë.

Kryesuesi Azemi fillimisht ka bërë prezantimin e (5) këshilltarëve të rinjë të cilët sot dhanë betimin e tyre.

Në këtë seancë Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka kërkuar nga këshilltarët komunal që të aprovojnë propozimin e tij për zgjedhjen e nënkryetarit për Komunitete, Lulëzim Qerimi nga subjekti politik PAI.

Me të gjitha votat për, ky propozim u aprovua dhe Lulëzim Qerimi është zgjedhur nënkryetar i Komunës së Lipjanit për Komunitete.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)