Ish-Ambasadori i Kosovës në Beograd, Lulzim Peci, ka thënë se Presidenti Serb, Aleksander Vucic, po viziton tokat që synon t’i marrë në kuadër të procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel.
“Kahedo qe kalon sot dhe neser Vucici jane planifikuar te jene territore te Serbise”, ka shkruar Peci, në një reagim në Fb, në prag të vizitës së kreut të shtetit serb në Veri të Kosovës.
Me këtë rast, ish-diplomati kosovar ka thënë se edhe Shefi i Shtetit të Kosovës do të duhej të shkonte në Luginë të Preshevës për të dhënë të njëjtin mesazh se ato toka do t’i marrim.
“Sa per reciprocitet, kishte me qene mire qe sot me ia dhene nje te ecur edhe Thaci ne Luginen e Presheves, per te na bere te ditur se ku do te jene edhe territoret e Kosoves????.”, ka shkruar Peci, duke ironizuar me mundësinë që Thaçi të shkojë në Luginë.
“Skenari: Aleksandri&Hashimi”, ka shtuar ai.
Aleksander Vucic vjen në Kosovë një ditë pasi refuzoi ta takonte Hashim Thaçin në Bruksel për të folur lidhur me Marrëveshjen Finale ndërmjet dy vendeve,
Vucic dhe zyrtarët tjerë serbë kanë thënë se në marrëveshjen me Kosovë do të marrin diçka duke përmendur edhe Veriun e Kosovës.
Ndërkohë, Hashim Thaçi ka nisur të thotë se Kosova do të marrë Luginën e Preshevës, por nuk do të japë asgjë.
Krejt këto deklarime të dy Presidentët i kanë bërë duke folur për korrigjim kufijsh ndërmjet dy vendeve.
Aleksander Vucic, ka qenë ministër i informimit në Qeverinë e Sllobodan Milloshevicit dhe ka udhëhequr propagandën e luftës kundër Kosovës.
Ai aktualisht është njeriu kryesor në Serbi me partinë e tij që janë edhe në krye të Qeverisë.
COMMENTS