Lulzim Rrustemi shpall kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së

Lulzim Rrustemi shpall kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti pranoi kartën e Energjisë Efiqiente për Komunën e Lipjanit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së së Lipjanit dhe njëherit nënkryetari i kësaj partie, në një shënim në faqen e tij zyrtare ka shpallur  kandidaturën e tij për kryetar në zgjedhjet e kuvendit të Degës që mbahet me 31 mars të këtij viti.

Rrustemi fillimisht është shprehur se gjatë angazhimit të tij politik, ka qenë i përgjegjshëm dhe korrekt dhe kjo vazhdon të jetë prioritet i lartë në agjendën e tij politike, në veprim të përditshëm për ta jetësuar vizionin e PDK-së, shkruan Ulpianapress.

‘’Gjatë angazhimit tim politik, kam qenë i përgjegjshëm dhe korrekt dhe kjo vazhdon të jetë prioritet i lartë në agjendën time politike, në veprimin tim të përditshëm për të jetësuar vizionin e PDK-së si parti nacionale, me identitet të qartë shtetformues, si formacioni politik përmes së cilës është shkruar historia më e re e Kosovës, historia e hedhjes së themeleve të shtetit dhe institucioneve të Kosovës’’.

Ai gjithashtu është shprehur se PDK edhe në Dekadën e Re do të jetë parti lidere e cila do tu prijë reformave për integrimet euro-atlantike të vendit.

Shënimi i plotë i Rrustemit:

”Të dashur anëtarë e simpatizues të Partisë Demokratike të Kosovës

Të nderuar delegat të Kuvendit Zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Lipjan

Të respektuar qytetarë të Lipjanit
Të dashur miq

Të gjendur para një procesi të brendshëm zgjedhor shumë të rëndësishëm e shumë domethënës për PDK-në, duke qenë pjesë e institucionit i cili funksionon e vepron në bazë të rregullativës ligjore, në pajtim me rregulloren për organizimin e zgjedhjeve të Partisë Demokratike të Kosovës, si anëtar i Kuvendit Zgjedhor i Degës, po paraqes para jush kandidaturën time për:
Kryetar të Degës së PDK-së në Lipjan.

Të nderuar delegat
Rrugëtimi im politik tash e 20 vite rresht i pandarë në PDK, ka nisur nga themelimi i saj, si njëri nga bashkëthemeluesit e PDK-së në Lipjan.
Gjatë angazhimit tim politik, kam qenë i përgjegjshëm dhe korrekt dhe kjo vazhdon të jetë prioritet i lartë në agjendën time politike, në veprimin tim të përditshëm për të jetësuar vizionin e PDK-së si parti nacionale, me identitet të qartë shtetformues, si formacioni politik përmes së cilës është shkruar historia më e re e Kosovës, historia e hedhjes së themeleve të shtetit dhe institucioneve të Kosovës!
Nga nëntori i viti 1999 angazhimi im ndër vite i bashkuar fuqishëm me qindra mijëra aktivistë, anëtarë, simpatizues e mbështetës të konceptit të PDK-së anekënd Kosovës, ka bërë që subjekti politik me të cilin vazhdojmë ecjen tonë në avasimin e vlerave euro-atlantike, falë energjisë dhe vitalitetit të saj, të tejkaloj me sukses të gjitha sfidat për të qenë parti lidere e vendit, duke u treguar e hapur ndaj kuadrove të reja, duke dhënë mundësi për aderim të rinisë, gruas dhe elitës së talentuar e të kualifikuar.
Gjatë këtyre viteve me mijëra herë jam ndje krenar duke qenë vazhdues i idesë e bashkëudhetarë i pjesës më të ndritshme të kombit, i njerëzve të periudhave të ndryshme ndër breza të cilët gjetën kurajon, forcën për të lëvizur proceset madhore, për të dhënë gjithçka që patën, për ta bërë realitet ëndërrën e shumë brezave, për ta bërë lirinë, për të jetësuar projektin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të çliruar vendin.
PDK rrugëtimin politik në Lipjan e nisi në kohë të vështirë, kishim dy rrugë paralele të cilat kërkonin energji, mund, sakrificë e dije.
Si vend, si shoqëri e dalur nga lufta, të rrënuar e të shkatërruar filluam rrugën e ndërtimit të vendit, konsolidimin e përkohshëm institucional për normalizimin e jetës dhe funksionim normal të shoqërisë dhe në anën tjetër angazhimi në subjektin politik i cili do të jetë shtylla dhe boshti kurrizor për të shtyer proceset e mundimshme përpara, për të bërë realitet shtetin e Kosovës.
Te vetëdijshëm për përgjegjësinë që kishim për të ardhmen e vendit, me shumë bashkëveprimtarë të dëshmuar në periudha të ndryshme, pas themelimit të PDK-së, ne marrim përsipër organizimin, shtrirjen organizative dhe forcimin e PDK-së.
Me punën e palodhshme ndër vite, arrijmë nivel të lakmueshëm organizativ, arrijmë majat e rritës e forcimit si subjekt politik, shpejt renditemi të parët në komunën tonë, duke realizuar fitore të një pasnjëshme, në zgjedhje të niveit lokal e nacional.
Duke pas atributet e përgjegjësitë edhe në pozita udhëheqëse brenda PDK-së, ndër vite kam bartur barrën kryesore në nivelin organizativ të strukturimit të PDK-së, afrimit të kuadrove të reja, masovizimit dhe veprimet operacionale që suksesshëm dolem në fushatatë zgjedhore të PDK-së, duke fituar radhazi tri palë zgjedhje në nivelin lokal dhe poashtu tri palë zgjedhje në nivel nacional.
Në ecjen tonë si subjekt politik patëm ngecje e rënie, në aspekt të përkrahjes qytetare, por tani në kohën kur sapo kemi përfunduar kuvendet zgjedhore në të gjitha vendbanimet e komunës përmes të cilave morrën përgjegjësi strukturat e reja drejtuese në mandatin e ri katër vjeçar, qytetarët e Lipjanit dëshmuan kulturë të lartë demokratike, pjekuri politike e përcaktim të qartë për vlerat në përkrahje masive për platformën e PDK-së „Dekada e Re“.
Kjo pjesëmarrje gjithë qytetare dëshmon se ne po rikthehemi aty ku kemi vendin, po rritemi, forcohemi e po bëhemi gati për betejat politike, për të fituar bindshëm në nivel lokal e nacional.
PDK, zgjedhjen e organeve drejtuese në nivel të nëndegëve e përfundoi me sukses, duke sjellur kuadro të reja profesionale, me vullnet për ti shtrirë proceset në drejtimin e duhur përmes të cilave krijoi hapësirë për veprim në vazdim.
Përkundër suksesit dhe nivelit të mirë oganizativ të zgjedhjeve, mbetet ende punë në hapjen e saj për komunikim të përhershëm me gjithë brezat, individ të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e rëndësishme e zhvillimeve në komunën tonë. Mbetet shumë për të punuar e afirmuar guximshëm pjesëmarrjen e gjinisë femërore në të gjitha proceset si bartëse me peshë e të gjitha zhvillimeve në vend e komunë, pa angazhimin e të cilës vështirë mund të paramendohet të funksionojmë si parti politike moderne dhe si shoqëri që aspiron emancipim edukim e ndërtim në përputhje me civilizim evropian, pjesë e së cilës jemi.
Uroj që pas këtij procesi vital për PDK-në, lidershipi i saj që fiton besimin e delegatëve të PDK-së, të vazhdoj fort të përkrah frymën e konkurencës, frymën e vlerave, frymën ekipore, frymën e unitetit, frymën e përgjegjësisë, frymën që krijon hapësirë veprimi për mendjet e hapura të cilat me dijen përgatitjen, idetë e tyre, kanë vullnetin dhe gatishmërinë të mbeshtesin platformën „Dekada e Re“ me Kryetarin Veseli, edhe pa qenë pjesë e strukturave drejtuese të PDK-së e të cilët fatmirësisht janë kuadro nga Lipjani, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e kontributit për një jetë më të mirë të qytetarëve, duke pasur besimin e plotë në adresën politike të cilën dinjitetshëm po udhëheq kryetari Veseli.
PDK edhe në Dekadën e Re do të jetë parti lidere e cila do tu prijë reformave për integrimet euro-atlantike të vendit.
Kemi mësuar se paqja ka fitoret e saja, por ajo ka nevojë për gra dhe burra të guximshëm për ti fituar ato.
Në këtë kuvend zgjedhor, ftoj të gjithë delegatët për krijimin e një fryme uniteti, krijimin e një ambienti festiv, konkurues për të zgjedhur më të mirët, që PDK të kthehet fuqishëm.
Të nderuar anëtar dhe simpatizues të PDK-së, duke ju falënderuar për punën e përbashkët shumvjeçare për kontributin tuaj të çmueshëm në fitoret e mëdha, për sfidat që së bashku po i kalojmë, ju ftoj të vazhdojmë rrugëtimin tonë me strukturat e reja drejt fitoreve të radhës.
Të nderuar delegate të Kuvendit Zgjedhor të Degës së PDK-së, kërkoj nga ju të më jepni besimin për kryetar dege, që së bashku të marrim përgjegjësinë për të kthyer PDK-në në vendin ku duhet të jetë gjithmonë, si subjekt i parë politik në komunë.
Suksesi vjen nga mbrenda jo nga jashtë !
Në udhëheqjen time, zbatimi i platformës DekadaRe do të jetë domosdoshmëri.
Na priftë e mbara!
Suksese miqve që më përkrahën gjatë tërë rrugëtimit tim, sukese kandidatëve për kryetar dege
Me respekt
I juaji
Lulzim Rrustemi”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)