Lum Kuvendi i Lipjanit që e ka Arsim Jasharin kuvendar

Lum Kuvendi i Lipjanit që e ka Arsim Jasharin kuvendar

Vendimi për Tribunalin Special: Veseli shkon i pari në mbledhjen e Kryesisë

Se Arsim Jashari është kuvendari më i mirë i Lipjanit, kjo nuk vihet në dyshim, transmeton Ulpianapress.

Se Arsim Jashari është më aktiv në kuvendin e Lipjanit, as kjo nuk vihet në dyshim.

Se Arsim Jashari është kuvendari i KK-së së Lipjanit, që më shumë nga të gjithë në kuvend ngre zërin për të mirën e qytetarëve të Lipjanit, më së paku vihet në dyshim.

Këto janë vetëm pak nga cilësitë e kuvendarit Jashari dhe aktivitetin e tij në kuvend, por që për ta dëshmuar këtë para qyterarëve dhe lexuesve, duhet ilustruar me fakte.

Ne i përmendëm vetëm disa, kurse nëse kemi harruar ndonjë, i kërkojmë ndjesë kuvendarit Jashari, sepse mëkati më i madh është ti vihet në hak një kuvendari dhe personalteti të tillë, që kuvendi i Lipjanit ka kohë që nuk e ka pas.

Kuvendari Jashari para çdo seance kërkon nga qytetarët që hallet e tyre ti adresojnë tek ai, në mënyrë që ky ti paraqes në kuvend.

Prandaj është i veçantë sepse është një urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe komunës.

Gjithashtu, sipas raportit të YAHR, shefi i kuvendarëve të PDK-së, Arsim Jashari është me aktivi në Kuvendin Komunal në Lipjan me 145 pikë./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)