LVV në Lipjan propozon faljen e tatimit në pronë në vlerë deri 100 euro për vitin 2023

LVV në Lipjan propozon faljen e tatimit në pronë në vlerë deri 100 euro për vitin 2023

Theresa May i mbijeton votëbesimit

Grupi i Kuvendarëve Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan, ka njoftuar se të hënën do të dorëzojë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, ku në pikë të rendit të ditës do të jetë kërkesa për faljen e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e komunës, për vitin 2023.

‘’Duke patur parasysh kornizën ligjore të ligjit aktual për tatimin në pronë dhe me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, grupi ynë kuvendar, fton të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që ta nënshkruajnë këtë kërkesë dhe ta mbështesin këtë nismë’’, ka shkruan VV e Lipjanit në Facebook.

Në fillim të këtij viti, pati ankesa nga qytetarë të shumtë lipjanas, se iu është shtrenjtuar tatimi në pronë.

‘’Të dashur qytetarë,

Grupi i Kuvendarëve Komunal nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Lipjan, të hënën në mëngjes, do të dorëzojë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me të vetmen pikë të rendit të ditës:
– Falja e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e komunës tonë për vitin 2023.
Duke patur parasysh kornizën ligjore të ligjit aktual për tatimin në pronë dhe me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, grupi ynë kuvendar, fton të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që ta nënshkruajnë këtë kërkesë dhe ta mbështesin këtë nismë‘’.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)