Lypësi që ia priti penalltinë Ronaldos

Lypësi që ia priti penalltinë Ronaldos

Abedin Salihu-DINO zgjidhet kryetar i klubit KF Ulpiana

Alireza Beiranvand është një portier që njihet tashmë për aftësinë e tij mes dy shtyllave.
Por ditën e hënë ai u bë akoma më i famshëm, kur i priti penalltinë dikujt me emrin Cristiano Ronaldo, raporton Telesport.Futbolli ka shumë histori lojtarësh, por shumë pak mund të krahasohen me atë të Beiranvand, kjo për shkak të vuajtjeve të mëdha që ka duruar ai gjatë jetës së tij.

Beiranvand filloi të punonte në një moshë shumë të vogël. Por ai gjithashtu luante futboll me shokët në kohën e lirë.Kur ai mbushi 12 vjeç filloi të stërvitej te ekipi i qytetit.

Ai njëherë ka zëvendësuar një portier të dëmtuar për një ndeshje dhe bëri aq shumë përshtypje sa që nuk doli më nga porta.

Iran football team goalkeeper Alireza Beiranvand at FIFA World Cup kishte vendosur që e ardhmja e tij të ishte në futboll, por babai i tij nuk mendonte kështu. Kështu që ai mori para borxh nga një i afërm dhe u nis drejt Tehranit, ku filloi të vuante, jo në fushat e futbollit.

Në Tehran, pa para, Beranvand filloi të flinte në trotuare. Ai stërvitej në formë prove me një ekip aty afër çdo ditë, dhe flinte te dera e klubit çdo natë.Njerëzit kujtonin se ai ishte një lypës dhe si pasojë filluan t’i hidhnin para. Por ai arriti të gjente një punë në një fabrikë, ku edhe mund të flinte. Pas disa punësh të ndryshme, ekipi i të rinjve i Naft e mori dhe që prej atij momenti jeta e tij ka qenë në portë.Tani, pas penalltisë ë pritur, ai ka arritur një tjetër nivel dhe mbase mund të transferohet në Evropë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)