Mahnitëse/Lejlekët gjejnë qetësinë mbi minaren e kësaj xhamie në Lipjan

Mahnitëse/Lejlekët gjejnë qetësinë mbi minaren e kësaj xhamie në Lipjan

Fillojnë dëgjimet publike lidhur me Hartat Zonale Komunale (HZK)

Ai është një nga fotografët më të talentuar në vendin tonë, por edhe në rajon, pasi që fotografitë e tij, veçmas ato nga realiteti, kanë zënë vend gjithandej në rrjete sociale.

Është ky Arian Mavriqi nga Kamenica, e cili gjatë kohës së pandemisë, i ka mahnitur qytetarët me imazhet e tij të sjella nga jeta në fshat, bukuria e pafundme e vendi tonë, pamje këto të rralla, e të papara më herët, transmeton Indeksonline.

Pikërisht në Natën e Kadrit, ai ka vendosur të ndajë me të tjerët edhe dy fotografi nga albumi i tij.

Ariani sjellë diçka të mrekullueshme, ku tregon se si i ka kapur disa lejlekë të cilët kanë krijuar foletë e tyre, mbi minaren e një xhamie në një fshat të Lipjanit.

” Lejlekët gjejnë qetësinë për folenizime nëpër Xhami ( Shtëpitë e Allahut)”, shkruan ai.

Thjeshtë, imazhe fantastike dhe që s’kanë nevojë për koment.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)