Majko në emër të Ramës: T’i hapim kufijtë më 1 janar 2018

Majko në emër të Ramës: T’i hapim kufijtë më 1 janar 2018

Presidenti fali vrasësin, familja nga Lipjani: Kjo është vrasje e dytë për ne

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, gëzon respekt të theksuar mes shqiptarëve të Kosovës dhe këtë respekt e ka forcuar sonte kur në një fjalim të tij në Prishtinë ka ftuar kosovarët që t’i hapin kufijtë mes dy shteteve shqiptare.

Majko, që në kohën e eksodit të madh gjatë luftës në Kosovë, ishte kryeministër i Shqipërisë, tha se atë botë, kur Shqipëria hapi kufirin për shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta dhe s’ka përse të kërkohen dokumente as tani.

“Me një janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufijtë. Le të bëjmë këtë veprim evropian”, ka thënë Majko, duke folur edhe në emër të kryeministrit aktual, Edi Rama, në forumin ekonomik të diasporës shqiptare, raporton televizioni publik.

Fjalimi i Majkos, tash ministër i Shqipërisë për Shqiptarët jashtë kufijve, është pritur me ovacione të mëdha në sallë.

Pos Majkos, në këtë organizim kanë mbajtur fjalime edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)