Makolli flet për derbin, kjo është dëshira e kapitenit

Makolli flet për derbin, kjo është dëshira e kapitenit

A e mbështet Zyra e BE’së dërgimin e demarkacionit në Arbitrash, kjo është përgjigja

Akil Makolli dëshiron pikët e plota të enjëten kundër Flamurtarit.

Kapiteni i Ulpianës, Akil Makolli, shpreson se “Bardhekaltërtit” do t’i rrëmbejnë pikët e plota në derbi ndaj Flamurtarit, për të blinduar pozitën e parë në Ligën e Parë, transmeton Ulpianapress.

Mbrojtësi prishtinas thotë se për të arritur t’a ruajn pozitën e liderit, duhet t’a fitojnë derbin, sfidë kjo që zhvillohet të enjten nga ora 13:30.

“Ndeshjen me Flamurtarin e presim si nje ndeshje jashtezakonisht te forte dhe te luftuar, pasiqe e dijme forcen e Flamurtarit dhe komponentet qe i ka ajo skuader”, tha fillimisht Makolli.

“Per mua personalisht do te jete nje ndeshje pak me e veqante se tjerat, pasi une jam rritur si femije i Flamurtari, dhe gjithmone eshte nje ndjenje ndryshe me u perballe kunder tyre. Ekipin tone e shoh ne nje moment shume te mire, duke filluar nga atmosfera brenda zhveshtores e deri tek rezultatet qe na kane percjellur kete fillim sezoni. Shpresoj dhe besoj ne fitore ne derbi, per ta vazhduar kete ecuri te mire tonen”, shtoi mes tjerash Kapiteni./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)