Vajza e madhe e ish-Presidentit Barack Obama duket se është përshtatur mirë në Harvard. Këtë të shtunë, Malia Obama është filmuar teksa puthet me të dashurin e saj gjatë zhvillimit të lojërave të përvitshme në Harvard-Yale.
Këtë vit mikpritësit ishin studentët e Yale, që do të thotë se studentët e Harvard kanë ngritur kampin e tyre pranë godinës së Universitetit të Yale, pikërisht këtu edhe është kapur “mat” vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve, teksa puthej me një djalosh bukurosh.
E duke qenë fëmijë i një personi jo pak të rëndësishëm, nuk kanë qenë të paktë ata që kanë nxjerrë telefonat për t’i fotografuar e për t’i filmuar, çka ka ndërprerë edhe puthjen e tyre. Videoja ka marr mijëra shikime nga momenti i publikimit, gjithsesi mbetet të shpresojmë që të mos e ketë parë ende Obama./tch
COMMENTS