Malishevë: Qetësohet situata nga shirat, ndihmohen dy familje të përmbytura nga uji

Malishevë: Qetësohet situata nga shirat, ndihmohen dy familje të përmbytura nga uji

Kush janë deputetët që udhëtuan më së shumti duke harxhuar mijëra euro

Aktualisht është qetësuar situata nga shirat dhe rrjedhimisht edhe niveli i ujit në lumin Mirusha ka rënë.

Momentalisht rruga Mirushë-Gurbardh vazhdon të jetë e kalueshme me vështirësi. pasi gjatë natës së mbrëmshme, përsëri ura është mbuluar nga uji.

Po ashtu tokat bujqësore përgjatë lumit Mirusha, vazhdojnë të jenë të përmbytura në Bellanicë, Banjë, Malishevë, Mirushë, Lubizhdë, Turjakë dhe Bubël, njofton Klan Kosova.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, situata është e kontrollueshme dhe ekipet përkatëse komunale, në vazhdimësi gjatë ditës së djeshme, gjatë natës dhe në paraditen e sotme, janë në terren.

Sipas të dhënave të deritanishme, uji ka depërtuar në së paku dy shtëpi të banimit, një në Bellanicë dhe një në Senik, por më së keqi e ka pësuar muzeu i qytetit në Malishevë, ku si pasojë e erërave të fuqishme, në tërësi është dëmtuar kulmi i muzeut, ndërsa uji i shiut ka depërtuar në të gjithë ndërtesën, e në veçanti në bibliotekën e qytetit, e cila është në katin e sipërm të muzeut.

Dëme tjera nuk janë raportuar deri më tani, ndërsa situata është e kontrollueshme.

Në ndërkohë, Komuna e Malishevës, i ka ndihmuar dy familjet e përmbytura nga uji.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)