Mallrat me origjinë serbe që janë futur në Kosovë para taksës, lirohen nga 100 përqindëshi

Mallrat me origjinë serbe që janë futur në Kosovë para taksës, lirohen nga 100 përqindëshi

KOMPANITË SERBE DOMINOJNË PANAIRIN NË KOSOVË

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të gjitha mallrat që kanë hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës para datës 21 nëntor të vitit të kaluar, kur edhe është marrë vendimi për ngritjen e taksës në 100%, të lirohen nga kjo taksë.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/76 të datës 21.11.2018, me të cilin përjashtohen nga taksat mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që janë importuar deri me datë 21.11 2018, dhe janë gjetur nën procedurat doganore me regjim të pezulluar (depo doganore, import të përkohshëm, përpunim nën kontroll doganor dhe përpunimi i brendshëm) me rastin e lëshimit në qarkullim të lirë.

“Sipas raportit nga Dogana e Kosovës, prej datës 21.11.2018, mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja nuk janë lejuar të futen në Depo Doganore për pezullim të taksave, përveç brendeve. Ndërsa pas Vendimit numër 06/82 datë 28.12.2018 kjo ndalesë vlen edhe për brendet ndërkombëtare. Me datë 12, 13 dhe 14 dhjetor nga ana e zyrtarëve doganorë janë kontrolluar fizikisht mbi 95% të të gjitha këtyre produkteve dhe ka konstatuar se të njëjtat janë të disponueshme tek subjektet afariste, pra janë të magazinuara në Depo Doganore. Këto mallra kanë afat qëndrimi në Depo Doganore 1 vit nga data e futjes në depo”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas kriterit të licencimit për depo doganore, Qeveria thotë se është paraparë që çdo mall në import me regjim në depo doganore të shkarkohet brenda një viti nga data e importit, përveç rasteve të veçanta.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)