Sir Alex Ferguson sot i është nënshtruar një operimi emergjent, shkau i hemorragjisë së trurit.
Skuadra e Manchester United përmes një komunikate ka njoftuar opinionin se ish trajneri i tyre sot ka qenë i detyruar t’i nënshtrohet një operimi.
Sipas tyre, operimi ka shkuar mirë dhe se Ferguson ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv.
“Sir Alex Ferguson i është nënshtruar një operimi emergjent shkaku i hemorragjisë së trurit. Operimi ka shkuar shumë mirë, por ai ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv. Familja e tij kërkon të respektohet privatësia në këtë çështje”, thuhet në komunikatën e Manchester United./Lajmi.net/
COMMENTS