Mane: E vështirë ndaj Leicesterit, do bëjmë gjithçka për të fituar

Mane: E vështirë ndaj Leicesterit, do bëjmë gjithçka për të fituar

Barcelona kopjon Interin, “Made in China”

Liverpooli hyn në secilën ndeshje në Anfield Road për ta fituar, thotë Sadio Mane në prag të sfidës së sotme ndaj Leicesterit.

“Të Kuqtë” nuk kanë humbur asnjë ndeshje në shtëpi që nga prilli i vitit 2017, gjithsej 32 ndeshje, transmeton Koha.net.

“Nëse luani në shtëpi, veçanërisht në Anfield, e kemi në kokë se askush s’do të na mposhtë, do t’i mposhtim të gjithë”, ka thënë sulmuesi për faqen zyrtare të klubit.

Ai thotë se ndeshja ndaj Leicesterit është shumë e vështirë.

“Është një ekip shumë i mirë. Në udhëtim patëm marrë rezultat pozitiv e sonte luajmë në shtëpi. Në këtë ligë secila ndeshje është shumë e vështirë, dhe e vetmja gjë që kemi në mendje është se po luajmë në shtëpi dhe ne jemi Liverpooli. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen”, është shprehur Mane.

Në rast të fitores së sotme në Anfield Road, Liverpooli do të shkonte në plus shtatë pikë ndaj ndjekësit të parë Manchester Cityt, që është rivali kryesor për titull.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)